Limoni më i shtrenjtë në botë që kushton 87 euro për kilogram, tashmë po kultivohet edhe në Shqipëri

Varianti më i shtrenjtë i limonit në botë, po kultivohet edhe në Lushnje. Bëhet fjalë për një lloj shumë të veçante, i cili njihet me emrin limoni haviar ose limon gisht. Preardhja e tij është nga Australia e largët.

Fermeri Klodian Hida ka nisur kultivimin 5 vite më parë në tokat e Fiersheganit të këtij varieteti unik në Shqipëri. Aktualisht fidanët që mbolli lëshuan frutat e para të këtij limoni të rrallë dhe për Klodin dhe familjen e tij, kjo ishte diçka e paimagjinueshme.

Ai ka mbjellë 270 rrënjë dhe 3 lloje vatitetesh, raporton RTSH.

Tregu i huaj si Italia dhe Franca janë dy shtetet ku ky produkt është shumë i kërkuar. 1 kg të këtyre limonave është shitur për 87 euro i porositur në restorantet e njohura.

Reklama

Limoni haviar gjen përdorim nëpër sallatra të ndryshme, në peshk por shumë i kërkuar është edhe për ëmbëlsirat.

Ky varietet unik, ka formë të stërgjatur dhe aromë shumë të fortë.

Tuli i këtij limoni përmban kokrriza të vogla, që janë të forta dhe kur konsumohen të japin ndjesinë e freskisë.

Në dallim nga limonat tradicionale ky limon nuk shtrydhet e nuk nxjerr leng, por kokrra.

Zona e Lushnjës është e vetmja deri më sot në Shqipëri ku varietet e këtij limoni i janë përshtatur klimes dhe tokës.

Nga resorantet tona nuk perdoret akoma per shkak të çmimit të lartë që ka në treg

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit