22.8 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Reshitaj, Konjufcës: S’vij në Kuvend për mëditje, jam këtu për popullin

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka reaguar pasi që kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca i rekomandoi administratës së Kuvendit të mërkurën që asaj t’i hiqet mëditja me arsyetimin se qëndroi në Kuvend vetëm 10 sekonda.

Reshitaj e ka mohuar një gjë të tillë gjatë fjalimit të saj në seancës e Kuvendit, duke theksuar se “nuk është deputete e mëditjeve”.

“Nuk jam unë deputetja e mëditjeve zotëri kryetar. As për mëditje, as për rrogë nuk vijë në këtë kuvend. Besoj e dini profesionin dhe investimin tim 17 vjeçar për të pas një rrogë shumëfish më të madhe se kjo që marr në këtë kuvend. Unë jam këtu për popullin dhe qytetarëve dhe nuk ke të drejt të më ofendosh publikisht. Unë nuk marr mëditje, për dy mandate vetëm njëherë jam përkrahur nga Kuvendi”, tha Reshitaj.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Ajo po ashtu ka shtuar se “unë jam deputete në mandatin e dytë dhe unë vendos politikisht për vendimet se a të qëndrojë dhe kur të qëndrojë në seancë”.

“Kur kam qëndruar dikur kur minutat kanë qenë shumë të rëndësishëm, nuk ju ka penguar as kur kam vendosur as për votimin e disa projektligjeve dhe disa vendimeve që kanë qenë shumë të rëndësishme të qytetarëve të vendit”.

Pavarësisht reagimit të Reshitajt, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka theksuar se deputetja Reshitaj “e ka tepruar”.

“Unë shumë rrallë bëjë qortime publike për deputetët, por ato i bëjë ato vetëm kur e teprojmë siç bëtë ju dje”, potencoi Konjufca.

Më Shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në një fermë në Landovicë të Prizrenit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë shpërthimit të sëmundjes “Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”. Përmes njoftimit bëhet...

Universiteti i Prizrenit shpall konkursin për pranim të studentëve të rinj

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, për vitin akademik...

Lajmet e Fundit