7.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Iu publikuan shkeljet ligjore në media – jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve, Besim Curri

Drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besim Curri ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Kjo është bërë e ditur nga Oda e Avokatëve të Kosovës përmes një njoftimi për media.

Deri te dorëheqja ka ardhur si rezultat i raportimeve që janë bërë në media lidhur me shkeljet që ka bërë Curri.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, pas publikimit të emisionit “Betimi për Drejtësi” të shtunën me datë 11.03.2023 në KTV, njofton të gjithë avokatët dhe publikun e gjerë si dhe bënë me dije se:

Bazuar në pretendimet e dhëna në këtë emision, sot në mëngjes Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi me tu paraqitur në zyrat e OAK-së, ka ftuar në takim Drejtorin Ekzekutiv, nga i cili ka kuptuar se i njëjti ka ofruar dorëheqjen e tij”, thuhet në njoftim.

Oda e Avokatëve të Kosovës, ka siguruar të gjithë anëtarësinë e saj dhe opinionin e gjerë se do të jetë në shërbim të të gjithëve pa dallim, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi, dhe do të mbështes profesionit e avokatit në kuadër të misionit të saj, kushtetues dhe ligjor.

Ndryshe ekipi i emisionit “Betimi për Drejtësi” ka hulumtuar veprimtarinë e Currit për të dëshmuar nëse qëndrojnë pretendimet e palëve se po i përfaqëson dhe po ju ofron ndihmë juridike palëve në kundërshtim me ligjin. /Telegrafi/

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

P5 në New York, P3 në Prishtinë

Nga Blerim Shala Rrjedhat politike në vend, të cilat në masë të madhe janë në varësi të datës së fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet...

Ky është 19-vjeçari nga Rahoveci që vdiq tragjikisht në një aksident në Austri

Një i ri 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në rrugën “Eferdinger” në...

Lajmet e Fundit