13 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

AAK-ja mbështet “Marshin për Drejtësi” në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se e mbështesin marshin për drejtësi që organizohet këtë të diel në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë, organizuar nga platforma “Liria ka emër” më 2 prill.

“Ne gjithmonë kemi besuar në pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së dhe në vlerat e lirisë dhe e kemi mbështetur drejtësinë ndërkombëtare me qëllim të pastrimit të luftës së drejtë të popullit shqiptar për liri”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

“Të marshosh për drejtësi, është e drejtë dhe vlerë demokratike dhe ne gjithmonë do jemi në shërbim të vlerave dhe të drejtësisë”.

Ndryshe, ideatori i platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, pati njoftuar se mbi 20 organizata të ndryshme e kanë konfirmuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen në marshin e datës 2 prill.

“Janë diku mbi 20 organizata që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe përkrahjen. Nuk mund të spekulojmë, por si duket do të jetë një marsh masiv që do të kërkojë drejtësinë dhe do të të provojë të japë edhe një përkrahje morale”, pati thënë Tasholli.

Marshi do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu” në kryeqytetin e Kosovës.

Më Shumë

I moshuari që u gjet i djegur në veturë është babai i prokurorit Gashi në Prizren

Gjatë ditës së sotme, një 82 vjeçar është gjetur i vdekur në veturën e tij e cila ishte përfshirë nga flakët në fshatin Leshan...

Prizreni drejt Ligës së Parë – pret Vllazninë e Pozheranit në ‘Përparim Thaçi’

Prizreni është në formë të lartë dhe po ecën me hapa të sigurt drejt ngjitjes në Ligën e Parë. Pas një fitoreje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit