Sekuestrohen 35.000 litra pije alkoolike në Prizren

Dogana e Kosovës njoftoi se i ka sekuestruar 35.000 litra pije alkoolike të prodhuara pa autorizim në fshatin Novak të Prizrenit.

Në një komunikatë për media, Dogana njoftoi të hënën se është sekuestruar verë e kuqe i të disa llojeve, raki rrushi dhe mbetje të verës.

Malli është ndaluar dhe taksat e akcizës arrijnë vlerën e 30 mijë eurove. Rasti po hetohet.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

“Njësitë e Doganës së Kosovës pas sigurimit të informatave se në fshatin Novak të Prizrenit është duke u realizuar prodhim i pijeve alkoolike pa autorizim, kanë organizuar një aksion me qëllim verifikimin e kompanisë së dyshuar. Njësitë e Doganës së Kosovës pas bastisjes ne lokacionin e dyshuar në fshatin Novak, kanë gjetur sasinë 32,850.00 litra verë dhe 2,350.00 litra raki rrushi të prodhuara pa autorizim të nevojshëm e cila ishte në pronësi të kompanisë së dyshuar”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Takohen Limaj dhe Hamza: NISMA do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në selinë e kësaj partie, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Limaj ka theksuar se...

Incident në Prizren: Turistja japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Gjatë një turi kulturor në qytetin e Prizrenit, një vizitore nga Japonia ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar si pasojë e një incidenti me...

Lajmet e Fundit