Aksioni kundër lëmoshë-kërkuesve në Prizren, mbi 20 persona depërtohen në Shqipëri

Qindra persona në Kosovë pretendohet se kryejnë punë të rënda. Shumë prej tyre detyrohen të kërkojnë lëmoshë. Në çdo stinë, ata kërkojnë para ose shesin gjëra të vogla ushqimore. Disa prej tyre qëndrojnë afër semaforëve dhe u afrohen makinave për t’i pastruar xhamat dhe për të kërkuar ndonjë cent, shkruan Gazeta Sinjali.

Shpesh herë me lëmosh kërkuesit abuzohet duke u trafikuar nga shkelës të ligjit të cilët i përdorin si “mjet” për të përfituar para më lehtë.

E së fundmi, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në këtë komunë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se nga ky aksion, mbi 20 persona janë depërtuar në Shqipëri.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot gjatë ditë është organizuar nja aksion për lëmoshë kërkuesit të cilët janë dërguar në Gjyaktën për kundërvajtje dhe është shqiptu gjoba kundërvajtëse. Ndërsa është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale”, tha Bytyqi.

Më Shumë

Bashkimi nis serinë finale me humbje ndaj Trepçës

Bashkimi e ka nisur me humbje serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Trepça me rezultat 94:79 në palestrën “Minatori”...

Bashkimi synon rikthimin në seri ndaj Trepçës, kërkon mbështetjen e tifozëve në Prizren

Pas dy humbjeve në ndeshjet e para të finales ndaj Trepçës, skuadra e Bashkimit po kërkon reagim në përballjet që zhvillohen në Prizren. Ndeshjet e...

Lajmet e Fundit