2.9 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës i nevojitet tokës së Dardanisë

Nue Oroshi

E themeluar më 4 nëntor 1990 në kohën kur okupuesit dhe kriminelët serb kudo e kishin ngritur propagandën se shqiptarët nuk dëshirojnë shtet në Kosovë por xhihadizëm islamik ajo në periudhën kohore 1990-1999 e arriti kulmin e suksesit të saj duke e njoftuar botën se shqiptarët jemi të gjithë të bashkuar. Kosova kërkon shtet kombëtar dhe jo fetar. Në këtë periudhë kohore shqiptarët demokristian dhanë kontribut të madh për Kosovën. Ata kush më shumë e kush më pak nuk kursyen që në çdo aspekt ta ndihmojnë Kosovën, këtë tokë të shenjët të Dardanisë Antike. Ishin të parët që dhanë kontribute humanitare për çka kishte nevojë Kosova. Ata financuan luftën e paqën dhe morën pjesë edhe në luftë.

Në çdo dell të tyre kishte një gjak Kastriotas të cilin e ruajtën me nderë dhe burrëri shekuj me radhë. Shqiptarët Demokristian nuk bënë asnjëherë dallime rajonale, fetare apo ideologjike.Ata dhe ato i panë si vëllezër të gjithë shqiptarët në Dardani. E kjo bëri që bota të na shikoj me një sy ndryshe.Të na shikoj si shqiptar e jo si vend i xhihadizmit e talibanizmit islamik. Por si popull që po lufton për një shtet të vetin në Evropën Juglindore.

Sot nuk do të flas për asnjë lider të PSHDK-së që nga themelimi në vitin 1990 tash e tridhjetë e tre vjet me radhë, por do të fokusohëm për mungesën politike të PSHDK-së në Kosovë. Kjo mungesë politike e PSHDK-së në Kosovë e cila është shkaktuar me fajin,pasivizimin si dhe mosnjohjen e vlerave të njëri-tjetrit të politikanëve mbrenda PSHDK-së që fare nuk ka qenë traditë e shqiptarëve demokristian.

Mosnjohja e vlerave të njëri- tjetrit mbrenda PSHDK-së dhe vrapi për ta përdorur partinë për nevoja të lidereve dhe për ta lëpirë ndonjë koc si çdo parti tjetër në Dardani që po veprojnë e ka sjellë frymën shqiptare demokristiane para dhënies shpirtë.Në këtë aspekt të sjelljës së PSHDK-së para vdekjes një faj bukur të madh e mbajnë edhe partitë e mëdha politike në Kosovë të cilët rrallëherë e panë dhe e vlerësuan PSHDK-në si një parti e një partneriteti të përbashket që i sjellë frymë Evropiane Kosovës, por atë e mbajtën vetëm peng për ti sjellë këtyre partive një grusht votash para zgjedhjeve duke i ndarë dhe përqarë liderët e PSHDK-së në disa pjesë por jo edhe pa fajin e tyre.

Mungesa e frymës politike demokristiane në Kosovë ka sjellë në shtetin e Dardanisë një kaos politik. Ka sjellë një kaos politik për faktin se është krijuar një mur i fortë i xhelozisë, smirës, urrejtjes e deri në një konfrontim fizik në mes të pozitës dhe opozitës në Kosovë. E kjo në të ardhmën do të jetë shumë e demshme për Dardaninë tonë dhe Republikën e Kosovës që e krijuam me mundin dhe gjakun e shumë atdhetarëve shqiptar shekuj me radhë.Mungesa e frymës shqiptare demokristiane është edhe mungesë e orientimit politik Evropianë të politikës së Kosovës e cila dikund haptazi e dikund fshehurazi ka filluar ta kthej orientimin politikë kah armiqtë shekullor të shqiptarëve.

Por përkundër faktit se PSHDK është një parti politike e cila ka kohë që nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë deputet në Parlamentin e Kosovës fryma demokristiane shqiptare i nevojitet shtetit të Kosovës siç i nevojitët tharmi bukës apo kripa gjellës. Kjo do të thotë se buka nuk mund të nxihet pa tharm e as gjella nuk mund të hahet pa kripë për faktin se i mungon shija dhe nuk mund të dallohet se çfarë gjelle është. E mungesa e shijës në gjellërat politike të Kosovës si dhe mungesa e bukës pa tharm në politikën e Kosovës e ka shëndrruar politikën e Kosovës si një fushë ku vrapohët, ecët, flitet e punohët pa asnjë orientim politikë, apo me orientim politik të drejtuar ka shtetët që historikisht kanë qenë armiq të shqiptarëve.

Këtë ecje pa kokë po e shfrytëzojnë më së miri politika e Beogradit e cila po e bën punën e vetë kriminale në luftë kundër Republikës së Kosovës dhe e ka shtrirë propaganden e saj në shumë shtete perëndimore që deri dje ishin miqtë e Republikës së Kosovës. Unë mendoj se sikur Dardania jonë të kishte vetëm pak intelektual atdhetarë ata do të angazhohën në ringjalljën e PSHDK-së në gjithë Kosovën. Aty të futën intelektualët shqiptarë pa dallimë feje krahine dhe ideje. Kjo do ti ndimoji PSHDK-së në gjithë Kosovën që mos të shihet si parti fetare por si parti kombëtare ashtu siç ka qenë përgjithmonë.

Meqenëse Kosova për momentin ka nevojë për një prezentim ndryshe pranë faktorit ndërkombëtar intelektualët shqiptar në të gjitha pjesët e Kosovës duhet të angazhohën që ti themelojnë degët dhe bashkësitë e degëve të kësaj partie në të gjitha qytetët e Kosovës, të mbahët një kuvend i ri, ku kryetari dhe ish kryetarët të pensionohen se ashtu kështu ju ka ardhur edhe mosha e pensionit dhe të zgjidhet një kryetar me reputacion kombëtar, një kryesi elitare me intelektual të mirëfilltë të të dyja besimeve dhe të fillohet me një lobim të fuqishëm për mbrojtjen e shtetit të Dardanisë në Evropë dhe Amerikë.

Më Shumë

‘Karvani Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë’ ndalet në Prizren, Totaj thekson rëndësinë e tolerancës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e “Karvanit Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë”, një projekt i mbështetur nga Fondacioni...

Komuna e Dragashit fiton Grantin e Performancës për herë të tretë radhazi

Komuna e Dragashit, nën udhëheqjen e Kryetarit Xheladini, është shpallur fituese e Grantit të Performancës për të tretin vit radhazi. Ky sukses vjen si rezultat...

Lajmet e Fundit