Opozitarët e Malishevës duan të bëhen pjesë e pushtetit

MalishevaPavarësisht që nuk e fituan garën, partitë opozitare në Malishevë, duan të bëhen pjesë e qeverisjes komunale. Ato po kërkojnë koalicion me Iniciativën Qytetare, subjekt që doli fitues në zgjedhje. Derisa një kërkesë e tillë s’po pranohet nga kryetari i ri, Ragip Begaj, ata kanë zgjedhur formën e bojkotit, duke mos bërë kuorumin në Kuvend, peng i së cilës ka mbetur edhe zgjidhja e kryesuesit të këtij organi. Përfaqësuesit e këtyre partive paralajmërojnë kryetarin se do ta ketë të vështirë, nëse nuk pranon që ta bashkëndajë qeverisjen me ndonjërën nga subjektet opozitare, transmeton Koha.

Pavarësisht se nuk i ka numrat, kryetari Ragip Begaj thotë se aktualisht nuk e ka në plan të bëjë koalicion me asnjë subjekt politik. Ai thekson se secila parti mund të propozojë kandidatin e saj për kryesues të Kuvendit dhe të zgjidhet ky problem.

Në të kundërtën, sipas tij, kjo komunë mund të organizojë zgjedhje të reja për Kuvendin Komunal. Për të enjten është thirrur një mbledhje tjetër e Kuvendit Komunal dhe do të kërkohet zgjidhja e këtij problemi.

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit