-2.2 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

“Ka vdekur ky majmun, para 10 vitesh”: Ish-eprori i UÇK-së flet për policët shqiptarë të ish-Jugosllavisë

sh-eprori i UÇK-së Sadik Halitjaha është dëshmitari i 36-të i cili po dëshmon në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në Gjykatën Speciale të hënën, para trupit gjykues ai është pyetur nga prokurori rreth një liste emrash.

Lista përmbante emra, të cilat ai i përshkroi si punonjës të ish-sistemit jugosllav.

Pjesë nga marrja në pyetje e Sadik Halitjahës:

Prokurori: Kjo listë nuk duhet të transmetohet për publikut. Dëshmitarë e shihni në të majtë keni dokumentin. A është ky dokumenti të cilit i referoheshit pak më përpara që thatë se ua ka treguar Prokuroria?

Halitjaha: I kam njohur dy-tre prej tyre që më kanë torturuar gjatë burgut.

Prokurori: Dëshmitarë, jemi në seancë të hapur, ndaj ju lutem që të mos i referoheni asnjë emri në këtë listë – thjeshtë me shifrat përkatëse të emrave të tyre apo mbiemrave. E kam vënë re se në intervistën e vitit 2020 me Prokurorinë, ju keni thënë se nuk e keni njohur personin me nr. 58 që e shihni në ekran, por që ka qenë polic me Policinë serbe.

Halitjaha: E vërtetë është, personi me numrin 58 ka qenë polic i Policisë serbe edhe pse ka qenë shqiptar me kombësi.

Prokurori: Shihni ju lutem nr. 53 dhe tregojuni gjyqtarëve nëse e njihni këtë emër dhe nëse po, nga e njihni atë?

Halitjaha: Ka qenë torturuesi im dhe ka punuar në shërbimin sekret jugosllav në Prizren, me numrin 53.

Prokurori: A e njihni numrin 54, pa e thënë emrin? 54-tën a e njihni?

Halitjaha: Pse mos t’ia them emrin z. prokuror që këta na kanë rreh, na kanë shkoq me dru e ne s’ia themi as emrin. Ka vdek ky majmun para dhjetë vitesh. E kam njoftë se ka qenë sekretar i Sekretariatit Sekret të Prizrenit.


Fillon dëshminë dëshmitari Sadik Halitjaha në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 35-të, ka filluar që të dëshmoj dëshmitari i 36-të, Sadik Halitjaha, ish-zv.komandantë i Zonën Operative të Pashtrikut (me kodin W04765), në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Pyetjet për këtë dëshmitar ka filluar që t’i parashtroj Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes prokurorit, James Pace.

ZPS ka paraparë 2 orë që ta marrë në pyetje këtë dëshmitarë, ndërsa ekipet mbrojtëse kanë paraparë rreth 14 orë e gjysmë.

Para fillimit të dëshmisë së dëshmitarit të 36-të, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III urdhëroi që disa dokumente të riklasifikohen si konfidenciale.

Po ashtu, edhe disa dokumente u pranuan si prova materiale.

Dëshmitari thotë se nuk është i sigurt nëse e ka rrëmbyer UÇK-ja

(Përditësuar, ora 11:55)-Dëshmitari i 35-të në gjatë dëshmisë së tij gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ka thënë që nuk është i sigurt nëse është rrëmbyer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se dikush e ka rrëmbyer, por që nuk e din se kush e ka bërë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“A me ka rrëmbyer Ushtria Çlirimtare nuk jam i sigurt. Dikush me ka rrëmbye, por se di kush”, tha dëshmitari.

Ndërsa, pas kësaj pyetjet për dëshmitarin ka filluar që t’i parashtroj kryetari i trupit gjykues, Guenawl Mettraux.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

Mettraux e pyeti dëshmitarin lidhur me një person të quajtur Sahit Jashari.

“A ju kujtohet që z. Ellis nga mbrojtja e z.Krasniqi ju pyeti në qoftë se ju kujtohet dikush që quhet Sahit Jashari, a ju kujtohet kjo pyetje që Ellis. A po thoni përpara trupit gjykues që nuk e dini dhe nuk iu kujtohet se kush është ky burrë, kush është ky njëri”, tha gjyqtari por që përgjigja e dëshmitarit nuk u dëgjua.

Tutje, gjyqtari paraqiti deklaratën që dëshmitari i kishte dhënë prokurorisë, mirëpo seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar.

Ndryshe, ky dëshmitar kishte pretenduar se është arrestuar dhe ndaluar nga pjesëtarët e UÇK-së.

Madje, në deklaratën e dhënë për ZPS-në, dëshmitari kishte thënë se pjesëtarët e UÇK-së e kanë rrahur me shqelma dhe me grushte.

Ky dëshmitarë kishte bërë kërkesë që të pranohet si viktimë pjesëmarrëse në këtë proces.

Mbrojtja e Krasniqit pyet dëshmitarin për sistemin paralel të arsimit në Kosovë në prag të luftës

(Përditësuar, ora 11:30)-Dëshmitarin e 35-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, është duke e marrë në pyetje mbrojtja e Jakup Krasniqit përmes avokatit, Aidan Ellis.

Ellis e ka pyetur dëshmitarin për sistemin paralel të arsimit të zhvilluar në Kosovë pas përjashtimit të mësimdhënieve dhe nxënësve nga institucionet e rregullta shtetërore.

“Është e drejtë apo jo, që në fillim të viteve ’90-të mësuesit dhe nxënësit shqiptar janë përjashtuar nga sistemi i rregullt i arsimit në Kosovë?”, pyeti Ellis.

Ndërsa, dëshmitari u përgjigj vetëm me fjalën “diskriminim” gjë më të cilën u pajtua edhe avokati Ellis, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Pajtohemi me njëri-tjetrin, domethënë kështu ka ndodhur. Nuk po them që ka qenë e drejtë por kështu ka ndodhur në fakt apo jo që nxënësit dhe mësuesit nuk janë lejuar që të punojnë brenda sistemit ose institucioneve shtetërore serbe. Në përgjigje të kësaj situate të diskriminimit u krijua një sistem paralel arsimor, apo jo dëshmitar? Qëllimi ishte të iu ofrohet mësim nxënësve shqiptar të cilët ndryshe nuk mund të arsimoheshin?. Këto mësime duhej që të organizoheshin në dhomat e shtëpive private?”, pyeti Ellis mirëpo përgjigjet e dëshmitarit nuk u dëgjuan.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ellis pyeti dëshmitarin nëse në këtë sistem paralel të arsimit a ka pasur diskutime për të vendosur kuota gjinore që të inkurajoheshin sa më shumë vajza që të arsimoheshin.

“A ka pasur diskutim, a e dini që të ketë pasur diskutim për të vendosur kuota gjinore që të inkurajoheshin më shumë vajza që të arsimoheshin në sistemin paralel të arsimit”, pyeti Ellis ndërsa dëshmitari tha se nuk e di.

Pas kësaj, Zyra e Prokurorit të Specializuara kërkoi nga Ellis një sqarim se pse është e nevojshme të iu bëhen këto pyetje dëshmitarit ndërsa sqarimi i avokatit u bë në seancë private dhe pa praninë e dëshmitarit.

Pas kthimit në seancë publike, avokati Ellis e pyeti dëshmitarin se a e dinte se Jakup Krasniqi ishte profesor i Historisë e që përgjigja nuk dëgjua.

Pas kësaj, Ellis pyeti dëshmitarin se a e dinte se Jakup Krasniqi ka qenë nënkryetari i Këshillit të Arsimit në Komunën e Drenasit përgjatë viteve ’96 dhe ’98.

“A e dini që ka qenë nënkryetar i Këshillit të arsimit në Komunën e Drenasit në ’96-‘98”, pyeti avokati Ellis, ndërsa dëshmitari u përgjigj me “Nuk e di”.

Për të parashtruar pyetje të tjera për dëshmitarin, avokati Ellis kërkoi që të kalohet në seancë private dhe një gjë e tillë u aprovua nga trupi gjykues.

Dëshmitari thotë se është arrestuar nga UÇK-ja për arsye të një zënke me një familje dhe jo për shkaqe lufte

(Përditësuar, ora 11:00)-Dëshmitari i 35-të (me kodin W04444) gjatë dëshmisë së tij ka pohuar se arrestimi dhe ndalimi i tij në fshatin Likoc nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kishte lidhje as me këta të fundit e as me luftën.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, përmes avokatit Gregory Keohe, dëshmitari pohoi pretendimin se arrestimi dhe ndalimi i tij nga UÇK-ja kishte të bënte me një mosmarrëveshje apo sherr në mes tij dhe një familje nga fshati i tij.

Fillimisht avokati Keohe parashtroi pyetjet për dëshmitarin mirëpo përgjigja e këtij të fundit nuk u dëgjua.

“Ju mendoni se qëndrimi juaj është se çfarë iu ka ndodhur, fakti që iu rrëmbyen dhe ndaluan në Likoc, kjo a ardhur si rezultat i një mosmarrëveshje apo sherri që keni pasur me një familje në fshatin tuaj”, pyeti Keohe

Ndërsa pas riformulimit të pyetjes, dëshmitari pohoi një gjë të tillë.

“Pra, ajo se çfarë iu ndodhi juve nuk kishte lidhje as me UÇK-në as me luftën”, pyeti Keohe.

Pas kësaj, Keohe kërkoi që të kalohet në seancë private në mënyrë që të parashtroj pyetje të tjera për dëshmitarin, gjë e cila u aprovua nga trupi gjykues.

Vazhdon dëshminë dëshmitari i 35-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon dëshminë dëshmitari i 35-të me (kodin W04444), në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit.

Këtë dëshmitar ka filluar që ta merr në pyetje mbrojtja e Rexhep Selimit përmes avokatit Geoffrey Roberts.

Roberts pyetjet për dëshmitarin ka filluar që t’i parashtrojë në seancë të mbyllur, raporton “Betimi për Drejtësi”

Pas avokatit Roberts, këtë dëshmitarë do ta marrin në pyetje edhe mbrojtja e të akuzuarve të tjerë si dhe trupi gjykues.

Dëshmia e këtij dëshmitari ka filluar të enjten me 9 nëntor 2023. Gjatë dëshmisë së tij ai ka pretenduar se është arrestuar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi

 

Më Shumë

Aktakuzë për krime lufte në Panorc të Malishevës

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë  kundër të pandehurit  S.L.,  nën dyshimet se në bashkëkryerje ka kryer...

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, përpara qindra simpatizantëve të saj, ka prezantuar 5 kandidatët e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit...

Lajmet e Fundit