Arrestohen tre persona në Prizren nën dyshimin për dhunim dhe detyrim në prostitucion

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar tre persona në Prizren, pasi dyshohen për “Dhunim” dhe “Detyrim në prostitucion”.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti thuhet se ka ndodhur më 13 dhe 15 janar në Prizren.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura, ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

Lajmet e Fundit