14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Krasniqi në 25 vjetorin e masakrave në Rahovec: Sot dhe gjithmonë, i kujtojmë me nderim dhe respekt ata që u flijuan për këtë ideal

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar masakrat në fshatrat e Rahovecit, ku mbeten të vrarë 68 civilë në Fortesë, 75 në Celinë, 49 në Brestoc.

Krasniqi ka shkruar se në mesin e të vrarëve ishte edhe gjyshi i tij, Hysni Zhuniqi.

“25 vite më parë, regjimi gjenocidal serb filloi masakrat ne fshatrat e Rahovecit, duke vrarë 68 civilë në Fortesë, 75 në Celinë, 49 në Brestoc, e ku ranë edhe pesë dëshmorë në mbrojtje të popullatës shqiptare.

Në mesin e martirëve të Fortesës ishte edhe gjyshi im, Hysni Zhuniqi, bashkë me familjarë të shumtë.

Sakrificat, vuajtjet dhe dhembja e popullit tonë në rrugën e çlirimit kanë qenë të mëdha – por akoma më e madhe ishte vendosmëria për liri dhe pavarësi.

Prandaj, sot dhe gjithmonë, i kujtojmë me nderim dhe respekt ata që u flijuan për këtë ideal.Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, ka shkuar Krasniqi.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Totaj prezanton raportin për vitin 2025

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar raportin e punës për periudhën janar–dhjetor 2025, duke theksuar investimet dhe projektet e realizuara gjatë...

Jalen Riley – përforcimi i ri i Bashkimit

KB Bashkimi ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për fazën përfundimtare të stinorit, duke prezantuar basketbollistin amerikan Jalen Riley. Playmaker-i 182 cm i gjatë, i...

Lajmet e Fundit