7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

AAK e gatshme për zgjedhje, me apo pa reformë

ArdianGjini-aakAleanca për Ardhmërinë e Kosovës dëshiron reformë zgjedhore, por kjo parti shprehet e gatshme të hyjë në zgjedhjet e përgjithshme edhe pa të.

Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, duke folur në Emisionin Infomagazinë të Klan Kosovës, bëri të ditur se partia e tij do të dëshironte që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen më së largu deri më 21 shtator.

Sipas tij, siç raporton lajmi.net, kërkesat e Ambasadorëve në Kosovë për përfundimit të reformës zgjedhore janë të drejta dhe duhet të zbatohen.

“Pozicioni i AAK’së për këtë është se zgjedhjet e ardhshme nuk mund të bëhet pa reforma zgjedhore, pasi që duam të kemi zgjedhje sa më të mira”.

“Ne dëshirojmë që të kemi së pari reformë e pastaj zgjedhje, mirëpo nëse nuk ndodhë reforma, atëherë ne jemi gati”.

“Shpresojmë që edhe forcat tjera politike të kuptojnë që nuk duhet të shkojmë në zgjedhje pas 3 apo 4 muajve sepse shkojnë në dëm të vendit”.

“Nëse të gjithë aleatët tanë thonë se zgjedhjet pa reformë janë të dëmshme, atëherë ne duhet ta kuptojmë se kjo është e vërtet”.

“Ne mendojmë që më së miri do të ishte që zgjedhjet të mbahen më 21 shtator, pasi që është matja e kohës verore, dita më e gjatë, moti më i mirë për të votuar e kështu më radhë”.

Gjini ka kritikuar subjektet tjera politike se janë pro reformave zgjedhore, por nuk kanë bërë asgjë që ato të ndodhin.

“Edhe partitë tjera politike tjera, PDK e LDK po kërkojnë reforma para zgjedhjeve, mirëpo nuk po bëjnë asgjë për të këtë punë”.

“Ka vullnet te partitë politike që të ndodhin reformat para zgjedhjeve, mirëpo po duket që ka hezitim që të shtyjnë reformat në partitë e tyre”.

Nënkryetari i AAK’së ka premtuar ndryshime brenda partiake, duke folur edhe për prurje të reja.

“Kemi takime të përditshme me degët nëpër të gjithë Kosovës”

“Mund të ketë edhe reforma brenda partisë, por aktualisht janë duke ndodhur vendime të rëndësishme për ndryshime në parti për të parë se ku kemi gabuar dhe çfarë duhet përmirësuar për të hyrë në zgjedhjet e radhës”.

“AAK premton se do të ketë prurje të reja dhe njerëz të ri në këtë parti”.

“Premtojmë prurje të reja, mirëpo nuk dëshiroj të përmend emra njëherë. Ne kemi problem që t’i bindim njerëz të rëndësishëm nga shoqëria civile sepse ata kanë të ardhura të mira, ndërsa ne në AAK, nuk kemi paga”.

Ardian Gjini gjithashtu ka folur edhe për akuzat publike të bëra nga persona të ndryshëm drejtuar AAK’së dhe liderit, Ramush Haradinaj, duke e lidhur atë me veprime kriminale të pasluftës në Kosovë.

Ai tha se AAK’së nuk i ka mbetur asgjë tjetër, vetëm t’i padisë ata persona që, sipas tij, kanë shpifur.

“Neve na mbesin vetëm 2 apo 3 veprime: e para është se ne do të veprojmë ose të prodhojmë ide politike, e dyta është që të shohim vetën dhe e treta është t’i drejtohemi drejtësisë”.

“Nuk kemi rrugë tjetër, sepse del dikush i cili del në opinion politik dhe bën akuza. Ne duhet t’i ngrisim padi për shpifje”.

“Duket e rëndë çfarë thotë Donika Gërvalla Shëartz, pasi që dihet se e bija e kujt është”, ka thënë Ardian Gjini në Emisionin Infomagazinë të Klan Kosovës.

Më Shumë

SHMP “Lasgush Poradeci” shënoi Ditën e Shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë organizoi sot një manifestim festiv me rastin e Ditës së Shkollës, ku mori pjesë edhe Kryetari...

Prizreni nënshkruan kontratën për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë

Një vit pas inicimit të procedurës së prokurimit për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë, Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën...

Lajmet e Fundit