19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Nga sot fillon konvertimi i patentave ilegale të shoferëve në RKS

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga 10 maji deri më 9 gusht 2024 të gjithë qytetarët mund t’i konvertojnë patentat e shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale serbe në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

MPB-ja thekson se kalimi në patentë shoferë të Republikës së Kosovës mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se nga data 10 maj 2024 do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferit të lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë shoferi të Republikës së Kosovës dhe do të zgjasë deri më 9 gusht 2024”, thuhet në njoftim.

MPB-ja tutje shton se nuk kërkohet përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë letërnjoftimin, origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës, dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK-u ose RKS-ja në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ndërkaq, këtë vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme e ka mirëpritur edhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier. Ai në një postim në “X” ka shkruar se SHBA-ja mbështet përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm.

“Ne mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike”, shkroi Hovenieri.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  


Më Shumë

Përurohet objekti për qëndrimin ditor të pensionistëve në Mushtisht të Suharekës

Sot është përuruar zyrtarisht qendra për qëndrimin ditor të pensionistëve në fshatin Mushtisht të Suharekës. Ky investim i rëndësishëm është mundësuar edhe  falë bujarisë së...

Reperi 50 Cent tregon se ka shpenzuar afro 22 milionë euro vetëm në tarifa ligjore gjatë gjithë karrierës së tij

50 Cent ka treguar se ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme parash për tarifat ligjore gjatë karrierës së tij të gjatë dhe problematike. Në një...

Lajmet e Fundit