Në kuadër të takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorët e lagjeve të qytetit të Rahovecit kanë votuar për një projekt të ri që do të financohet nga Komuna në vitin 2025. Me shumicë votash, është zgjedhur “Projekti Inovativ i Turizmit në hyrje – daljet e Rahovecit, me simbolet e rrushit në formë të obeliskut”, që do të financohet me deri në 30 mijë euro, përcjell PrizrenPress.
Komuna ka bërë me dije se ky projekt u përzgjodh nga pesë ide të propozuara në një takim të mbajtur më 30 korrik 2024 në parkun e qytetit, ku përfshiheshin: Ndriçimi publik prapa KEDS-it; Rregullimi i kopshtit të Sh.M.L “Xhelal Hajda – Toni”; Projekti inovativ i turizmit në hyrje – daljet e Rahovecit, me simbolet e rrushit në formë të obeliskut; Projekti turistik “Rahoveci në miniaturë” – vepër arti; Projekti “Klasa verore” në njërën prej shkollave të Rahovecit.
Kjo iniciativë, mbështetur nga USAID Kontrata Sociale, shënon një shembull të qartë të qeverisjes me pjesëmarrje, duke përfshirë qytetarët në vendimmarrjen për zhvillimin e komunitetit të tyre./PrizrenPress.com
Marketing
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit