Avdyli: Mërgimtarët kanë filluar të rezervojnë udhëtimin për votim direkt në kutia më 9 shkurt

Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli ka publikuar një bisedë më një mërgimtar i cili i ka thënë atij se ka rezervuar biletën e udhëtimit për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja që do të mbahën me 9 shkurt 2025.

Avdyli ka thënë se kanë filluar rezervimet e biletat, duke shtuar se mërgimtarët po dëshirojnë të votojnë direkt në kutia përkundër lehtësimeve për të votuar nga diaspora.

Jemi me fat që ju kemi, por ky besim i juaj na shton edhe përgjegjësinë për të punuar edhe më shumë për Kosovën.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i tij:

Filluan rezervimet e fluturimeve për 9 shkurt 2025 për ditën e zgjedhjeve.

Përkundër lehtësimit të procesit të votimeve me ligjin e ri, shumë bashkatdhetarë tanë kanë filluar të rezervojnë udhetimin për votim direkt në kutia në vendlindjet e tyre në Kosovë.

Jemi me fat që ju kemi, por ky besim i juaj na shton edhe përgjegjësinë për të punuar edhe më shumë për Kosovën.

Sidoqoftë në komentin e parë po ua percjelli edhe linkun se si do lehtësohet procesi votimit nga diaspora.

Më Shumë

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Lajmet e Fundit