9.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Nazmi Zogaj emërohet komandant i policisë në Malishevë, urohet nga kryetari Kastrati

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe nënkryetari Vesel Krasniqi kanë vizituar sot Stacionin Policor të Malishevës për t’i shprehur urimet e tyre komandantit të ri, Nazmi Zogaj.

Gjatë takimit, kryetari Ekrem Kastrati theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes komunës dhe policisë, duke thënë: “Në emër të Komunës së Malishevës dhe personalisht, ju uroj për detyrën e re dhe ju siguroj për gatishmërinë tonë të plotë për të vazhduar bashkëpunimin e mirë në të gjitha fushat.”

Kastrati vlerësoi gjithashtu punën e deritanishme të policisë, duke e cilësuar Stacionin Policor të Malishevës si shembull për sigurinë që ofron për qytetarët, një faktor kyç që ka kontribuar në faktin se Malisheva konsiderohet si një nga komunat më të qeta në vend.

Nënkryetari Vesel Krasniqi gjithashtu e uroi Zogajn dhe vlerësoi punën e policisë: “Falë punës suaj të palodhshme, ne jemi komuna me nivelin më të lartë të sigurisë dhe për këtë jemi thellësisht mirënjohës.”

Ndërkaq, komandanti Nazm Zogaj falënderoi për mbështetjen dhe premtoi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë, duke theksuar: “Ky bashkëpunim do të vazhdojë në nivelin më të lartë, gjithmonë në shërbim të vendit.”/PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Më Shumë

Ligjëratë informuese për tuberkulozin me nxënës në Rahovec

Në kuadër të Dita Botërore e Tuberkulozës, në Rahovec është mbajtur një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të IAAP...

Zymi i Hasit merr Planin e Menaxhimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Ministrja Saranda Bogujevci ka nënshkruar vendimin për miratimin e Planit të Menaxhimit për fshatin Zym të Hasit, duke shënuar një hap të rëndësishëm për...

Lajmet e Fundit