-0.5 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Komuna e Prizrenit nuk do të parashtrojë ankesa për rastet e Kontratës Kolektive të Arsimit

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që për rastet që kanë të bëjnë me Kontratën Kolektive për Arsimin të mos ushtrojë ankesa, në mënyrë që të përshpejtohet bartja e mjeteve tek punëtorët e arsimit.

Këtë qëndrim, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj e ka paraqitur në një takim me aktivistët e SBASHK-ut dhe drejtorët e shkollave, duke theksuar se vendimmarrja në fjalë bazohet në një shpjegim të Gjykatës Supreme lidhur me këtë çështje, raporton Telegrafi.

Fillimisht Totaj ka sqaruar se zbatimi i kësaj kontrate kolektive ka sjellë telashe për shkak të mos ndarjes së mjeteve nga niveli qendror, ani pse ajo ka qenë palë nënshkruese me SBASHK-un.

“Tani ne e kemi një shpjegim të Gjykatës Supreme dhe pas asaj çdo gjë ka qenë e qartë. Dhe meqë asnjë ankesë nuk ka qenë efektive dhe asnjë rast nuk është fituar, ne jemi konsultuar brenda Komunës, edhe me avokatë dhe kemi marrë komente se më e arsyeshme është mos me i bë ankesat, edhe me shkurtua procesin e transferimit të mjeteve te punëtorët e arsimit”, ka thënë Totaj.

Sipas tij, ky është një lajm i rëndësishëm që do të lehtësoj punën e mësimdhënësve.

“Tani ata mjetet do ti marrin më shpejtë, por edhe për Komunën është e rëndësishme që një çështje të tillë me e mbyll në mënyrë më efektive”, është shprehur Totaj.

Udhëheqësi i SBASHK-ut në Prizren, Reshit Kushaj ka vlerësuar se ky është një lajm i mirë për mësimdhënësit para fillimit të vitit të ri shkollor, raporton Telegrafi.

“Urojmë që të nis zbatimi i drejtpërdrejtë”, ka thënë Kushaj, duke arsyetuar se një gjë e tillë është dashur të ndodh më herët, marrë parasysh se në këtë drejtim ka pas sfida që nga viti 2014 kur është nënshkruar Kontrata e parë kolektive.

“Gjithmonë ka qenë interesimi ynë që kjo punë mos të kalojë nëpër gjykata që mos të humbim aq shumë kohë”, ka shtuar Kushaj.

Mësimdhënësi Fadil Pervizaj e ka cilësuar këtë iniciativë si të qëlluar dhe ka shtruar pyetjen nëse ka bazë ligjore.

Kryetari Totaj ka theksuar se shpjegimi i Gjykatës Supreme ka përcaktuar këtë vendimmarrje.

“Në bazë të atij shpjegimi ne kemi marrë një vendim të tillë”, është shprehur ai.

Ndërsa drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj ka theksuar se Komuna e Prizrenit qëndron afër komunitetit të mësimdhënësve, në mënyrë që bashkë me komunitetin shkollor të kontribuojnë në rritjen e cilësisë së arsimit.

Kontrata Kolektive e Arsimit përveç tjerash parasheh të drejtën e shtesës për përvojë në punë për të punësuarit në institucionet arsimore, kompensimin për ushqim gjatë punës, po ashtu shpërblimin jubilar në vitet jubilare të punësimit, sikurse edhe pagesë përcjellëse për mësimdhënësit që dalin në pension.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Më Shumë

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024-2025 nis pa telashe në shkollat e Komunës së Prizrenit

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024-2025 sipas autoriteteve përkatëse ka filluar pa ndonjë telash në shkollat e Komunës së Prizrenit. Drejtoresha e Arsimit, Luljeta...

1 mijë e 459 tiketa trafiku u shqiptuan brenda 24 orëve në Kosovë

1 mijë e 459 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes raportit. Poashtu, gjatë kësaj...

Lajmet e Fundit