1.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Koalicionet parazgjedhore, Rexhaj: Besoj se Alternativa dhe Guxo do të jenë në listë të Vetëvendosjes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj ka thënë se kjo parti nuk të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti opozitare.

Ndërsa i pyetur nëse do të ketë ndonjë koalicion parazgjedhor me Alternativën dhe Listën Guxo, Rexhaj tha se për këtë do të vendos kryetari i partisë, por që beson se Alternativa dhe Guxo do të jenë në listë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk e di në aspektin teknik si do të ndodh por ne jemi me Listën Guxo dhe dhe Alternativën e znj. Kusari Lila, sigurisht që do të shkojmë se bashku me këto subjekte politike por në aspektin teknik se si do jetë do të vendosin subjektet politike. LVV është subjekt i cili do t’i hyjë garës por pa ndonjë koalicion të këtyre partive të cilat mund të aludojnë. Në aspektin teknik është cështje e kryetarit të subjektit politik unë besoj se (Alternativa dhe Guxo) do të jenë në listen tonë”, tha Rexhaj për rtv21.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ditë më parë ka thënë se janë të interesuar që të ketë koalicion zyrtar parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kusari-Lila e cila është edhe shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvend ka treguar se ka pasur takim me kryeministrin Albin Kurti, por që ende s’kanë marrë një përgjigje konkrete.

Nesër përfundon afati për deklarim të koalicioneve në KQZ.

 

 

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Më Shumë

Qytetarja nga Prizreni ktheu paratë e humbura në polici

Një qytetare nga Prizreni ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash në Parkun e Marashit këtë mëngjes. Pa hezituar, ajo ka njoftuar Policinë dhe...

Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00,...

Lajmet e Fundit