4.2 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Policia në Prizren arreston 46-vjeçarin e kërkuar për kanosje, dërgohet në burg për një vit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar për arrestimin e një personi të kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale të “Kanosjes”, përcjell PrizrenPress.

Në njoftimin e saj, policia bën të ditur se i dënuari E.Q., 46 vjeçar, është arrestuar në Prishtinë më 29 gusht 2024 dhe, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar për vuajtje të dënimit prej një viti burgim.

“Me 29.08.2024, në Prishtinë është arrestuar i dënuari E.Q, 46 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Kanosje”. Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej  një viti (1)  burgim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë me dije se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave./PrizrenPress.com

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Prizrenaset të pandalshme – Bashkimi mposht bindshëm Penzën

Skuadra e femrave e Bashkimi ka vazhduar me paraqitje të mira, duke shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 68:91, raporton PrizrenPress. Ndeshja nisi e...

Rriten temperaturat në prag të fundjavës, e premtja me diell

E premtja pritet të sjellë mot kryesisht me diell në Kosovë. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C...

Lajmet e Fundit