16.5 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

“Jam ende një aset”, Ronaldo i përgjigjet kritikëve: E shoh veten gjithnjë titullar

Portugalia ka nisur grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve, kundër Kroacisë dhe Skocisë. E gjithë vëmendja ishte te C.Ronaldo, me legjendën luzitane që përfundoi në qendër të kritikave për shkak të rendimentit të tij të dobët gjatë “Euro2024”.

Në konferencë për shtyp, Ronaldo theksoi edhe një herë se ndihet ende i vlefshëm për ekipin përfaqësues:


“Ajo që ndjej në këto momente është se e shoh veten sërish të vlefshëm për ekipin përfaqësues. Kur ta kuptoj se nuk jam më një aset, burim për këtë grup, për këtë përfaqësuese, atëherë do të tërhiqem. Unë e di se çfarë ndjej, se çfarë jam ende i aftë të bëj. Unë mendoj gjithnjë, se deri në ditën e fundit të karrierës se do të jem titullar. Gjithnjë i kam respektuar zgjedhjet e trajnerit, mbase jo gjithmonë, por kjo ka ndodhur kur ata janë sjell keq ndaj meje. Në çdo rast që do të ketë etike ndaj mese, sjellje profesionale, unë do t’i respektoj gjithnjë trajnerët”, u shpreh Ronaldo.

(BalkanWeb)

 

 

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Më Shumë

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, premton rikthimin e shërbimeve të shuara stomatologjike në Prizren

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka vënë në qendër të fushatës së tij angazhimin për rikthimin e shërbimeve...

Suhareka bëhet kryeqendra e teatrit për pesë net me radhë

Këtë vit, do të mbahet edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në qytetin e Suharekës.Nga data 08 deri më 12 shtator, mbrëmjet duhet...

Lajmet e Fundit