Për herë të parë në Spitalin e Prizrenit: Pacientit i vendoset pacemaker dhe stentimi

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren realizoi sot për herë të parë një procedurë komplekse: vendosjen e pacemakerit dhe stentimin në të njëjtën kohë.

“Një pacient, që mbërriti në Emergjencën e spitalit me bllok total atrioventrikular dhe gjendje hemodinamikisht jo stabile, u transferua menjëherë në Laboratorin e Kateterizimit. Ekipi i kardiologëve invazivë, në bashkëpunim me specialistët e anestezionit, veproi shpejt për të stabilizuar gjendjen e tij”, njofton Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Procedura përfshinte vendosjen e pacemakerit dhe realizimin e koronarografisë, duke ndihmuar në vendosjen e stentit për të riparuar arteriet e bllokuara.

Dr. Fazli Berisha, shef i Kardiologjisë Invazive, deklaroi se intervenimi u krye me sukses dhe pa komplikime, duke theksuar rëndësinë e këtij arritjeje për spitalin dhe komunitetin.

“Aktualisht, pacienti po vazhdon trajtimin në Laboratorin e Kateterizimit, dhe gjendja e tij është e qëndrueshme. Ky rast tregon përkushtimin e ekipit mjekësor për të ofruar shërbime të avancuara dhe cilësore në fushën e kardiologjisë në rajon”.

“Ky sukses ndihmon në ngritjen e standartit të kujdesit shëndetësor dhe tregon potencialin e kapaciteteve lokale për të trajtuar raste të komplikuara”./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

Tetë vjet pa Kujtim Paçakun

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, një prej figurave më të...

Lajmet e Fundit