1.7 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Panairi i Produkteve Lokale “EXPO SHARRI” zhvillohet në Mejdan të Shajnes

Sot, në shkollën profesionale në Mejdan të Shajnes, u mbajt Edicioni i tretë i Panairit të Produkteve Lokale Vendore “EXPO SHARRI”, ku dhjetëra biznese lokale promovuan produktet e tyre autoktone.

Panairi u organizua nga Shoqata e Afaristëve “Sharri”, me mbështetje të Komunës së Dragashit, dhe u vizitua nga personalitete të rëndësishme të nivelit qendror dhe lokal, përcjell PrizrenPress.

Gjatë hapjes së panairit, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, theksoi rëndësinë e përkrahjes së prodhimeve vendore: “Blerja dhe konsumimi i prodhimeve vendore është çelësi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lokal,” tha ai, duke shtuar se mbështetja e bizneseve të vogla dhe fermerëve është jetike për rritjen e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Pjesëmarrës në panair ishin edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi dhe deputetja Duda Balje, të cilat përgëzuan organizatorët për këtë ngjarje. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu vizitoi panairin, ku u prit nga kryetari Xheladini dhe anëtarët e Shoqatës së Afaristëve “Sharri”./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi shqyrton sfidat në aspektin e sigurisë në Prizren

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të mërkurën, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në...

Diskutohet Plani Zhvillimor i Prizrenit

Të martën, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Prizrenit, u organizua një takim publik me qytetarët, gjatë të cilit u prezantua vlerësimi i...

Lajmet e Fundit