1.7 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Koncerti “Harmonia e kulturave” konfirmon unitetin dhe diversitetin e Prizrenit

Koncerti i titulluar “Harmonia e Kulturave” në Kinemanë Lumbardhi në Prizren ka ofruar për të pranishmit një mbrëmje muzikore me gërshetim të kulturave të ndryshme.

Performues nga mbarë Ballkani kanë luajtur muzikë, që sipas organizatorëve, konfirmon unitetin dhe diversitetin në këtë anë, raporton Telegrafi.

Drejtoresha e organizatës “Balkan Arena”, Ayten Kodrazi ka pohuar se ideja për këtë organizim kulturor ka lindur nga vet harmonia e bashkëjetesës së komuniteteve në qytetin e Prizrenit, dhe se ky është viti i dytë i realizimit të këtij aktiviteti.

“Në Prizren, jetojmë në një harmoni dhe kjo është një pasuri e trashëgimi e jona, që duhet ta kultivojmë edhe më tutje. ‘Harmonia e kulturave’ është një shembull që tregon se si duhet t’i ruajmë këto vlera dhe të krijojmë hapësirë për të rinjtë për të shfaqur talentin e tyre”, ka thënë ajo.

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prizrenit, Adem Morina ka shprehur qëndrimin se një ngjarje e tillë kulturore më së miri i përshtatet Prizrenit, që njihet me frymën e bashkëjetesës.

“Prizreni është një vend që çdo ditë e më tepër po e dëshmon veten, sepse këtu frymon multietniciteti dhe multikultura”, ka thënë Morina.

Zëvendëskryeministrja për çështje të pakicave dhe drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi ka vlerësuar se Prizreni ka shkëlqyer edhe një herë në madhështinë e tij multikulturore përmes koncertit “Harmonia e kulturave”.

“Ky event i veçantë bashkoi komunitetet e ndryshme përmes gjuhës universale të muzikës, duke krijuar një ndjenjë të veçantë të unitetit dhe harmonisë brenda diversitetit të pasur kulturor. Çdo notë mbante një histori të vetën, dhe ato histori së bashku merrnin frymë në harmoni të përsosur”, është shprehur ajo.

Në kuadër të këtij koncerti janë ekzekutuar këngët e njohura shqiptare, ato të komuniteteve dhe hitet botërore. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Prizren/Avokati Asdren Mekaj shpallet i pafajshëm, lirohet nga akuzat për “detyrim”

Avokati Asdren Mekaj është liruar nga të gjitha akuzat që rëndonin mbi të lidhur me veprën penale “detyrim”. Aktgjykimi lirues është shpallur sot në Gjykatën...

Elton Ilirjani takon Parashqevi Simakun, jep lajmin e madh

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani ka arritur të gjejë dhe të takojë këngëtaren Parashqevi Simaku në Nju Jork. Ilirjani, i cili prej disa vitesh tashmë jeton...

Lajmet e Fundit