Nënshkruhet memorandumi për mirëqenien dhe trajtimin e diskriminimit në Dragash

Komuna e Dragashit dhe OJQ “Advancing Together (AT)” kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit për implementimin e projektit “Bëhu Partneri Im për Mirëqenien dhe Trajtimin e Diskriminimit”, të financuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Ky projekt ka për qëllim fuqizimin e komuniteteve lokale, duke kontribuuar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve dhe projekteve në lidhje me komunitetet, përcjell PrizrenPress.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka falënderuar përfaqësuesit e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe drejtorin ekzekutiv të AT-së, Bashkim Ibishi, për mbështetjen e dhënë komuniteteve në Komunën e Dragashit.

“Afirmojmë gatishmërinë e qeverisjes lokale dhe Zyrës së Komuniteteve të udhëhequr nga z. Uzair Hamza për bashkëpunim dhe zbatim të të gjitha obligimeve që dalin nga ky Memorandum i Mirëkuptimit”, tha Xheladini./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme...

Lajmet e Fundit