U godit nga një mjet i fortë metali në vendin e punës, humb jetën një person në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kur një person ka humbur jetën tragjikisht në një objekt ndërtimi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi shtoi se incidenti tragjik ndodhi pasi një punëtor goditi aksidentalisht viktimën, duke i rënë mjeti i fortë në kokë nga një lartësi ku po bëheshin disa punime.

“Ju informojmë se me datë 24.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem Rrexha” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, i njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences”, ka thënë Bytyqi.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi i urgjencës, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe po e hetojnë rastin.

Më Shumë

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Lajmet e Fundit