Dega në Suharekë e Gjykatës Themelore takon shfrytëzuesit e shërbimeve të këtij institucioni

Dega në Suharekë e Gjykatës Themelore ka zhvilluar takimin e radhës me shfrytëzuesit e shërbimeve të këtij institucioni të drejtësisë.

Sipas njoftimit, gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës Themelore – Dega Suharekë, Selajdin Gallapeni, së bashku me partnerët e USAID-it, ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e institucioneve që bashkëpunojnë me këtë gjykatë si dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile, raporton Telegrafi.

“Gjykata Themelore – Dega në Suharekë ka përmbushur 80% të aktiviteteve që rrjedhin nga projekti i USAID për Drejtësi Procedurale, që sjellin shërbime më të lehta për qytetarët dhe palët që i drejtohen Gjykatës, duke ju ofruar hapësira komforte dhe procedura të lehtësuara”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Zyrtarë nga Policia e Kosovës, Zyra për mbrojtjen e viktimave, Zyra për ndihmë juridike falas, Qendra për Punë Sociale, Oda e Avokatëve të Kosovës, Zyra përmbaruesve privat, dhe përfaqësues të institucioneve janë njoftuar për aktivitetet në gjykatë, dhe kanë paraqitur kërkesat e tyre për shërbimet e gjykatës.

Më Shumë

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit