KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kërkon nga konsumatorët që ti kryejnë obligimet për shërbimet e ujësjellësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren  ka apeluar te konsumatorët për pagesën e faturave të ujit në fund të vitit.

“Kërkojmë nga secili prej jush që të përmbyllni obligimet tuaja financiare për shërbime të ujësjellësit, me ç’rast çdo pagesë që ju e realizoni rikthehet në investime”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

Investimet, sipas kësaj kompanie, do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve, zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e furnizimit për të gjithë konsumatorët.

Paraprakisht kjo kompani ka shprehur mirënjohjen për të gjithë konsumatorët që gjatë vitit 2024 i kanë kryer pagesat për shërbimet e ujësjellësit, duke pohuar se ky vit është përcjellë me suksese por edhe sfida të mëdha.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit