2.2 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Aktakuzë ndaj një personi që drejtoi veturën i dehur dhe shkaktoi aksident ku mbeti i vdekur një i mitur në Korishë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Y.A., i cili ngarkohet se drejtoi veturën nën ndikimin e alkoolit dhe goditi dy të mitur, njëri prej të cilëve kishte ndërruar jetë.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se aksidenti kishte ndodhur në gusht të këtij viti në Korishë të Prizrenit.

“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri Y.A., me dt.24.08.2024, në Rr.”N…” në f.sh.Korishë – K.Prizren, ka drejtuar automjetin e tipit VW pasat, në ndikim të alokoolit, në këtë mënyrë i pandehuri ka ngasë automjetin në kundërshtim me Rregullat e Trafikut Rrugor, ku ka rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në komunikacion, në atë mënyrë duke mos përshtat shpejtësin e lëvizjës së automjetit me kushtet e rrugës dhe gjendjes së tij, me anësoren e parë të automjetit i godet dy të miturit të cilit ishin në një biçikletë, në atë mënyrë nga inercioni i goditjes pësojnë lëndime dy të miturit, ku njëri prej të miturve nga lëndimet e marra, ndërron jetë, ndërsa i mituri tjetër pëson lëndime të rënda trupor”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, i pandehuri ngarkohet se ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, nga neni 371, paragraf.4, lidhur me paragraf.3, dhe 1, të Kodit Penal.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /BetimipërDrejtësi

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Tensioni i ulët i rrymës shqetëson banorët e Malësisë së Re në Prizren

Tensioni shumë i ulët i rrymës elektrike, i shkaktuar nga rrjeti i vjetëruar i përçuesve, mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për banorët e fshatit...

MPB: Përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm pas 26 dhjetorit

Ministria e Punëve të Brendshme ua ka rikujtuar të gjithë qytetarëve se përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor Në...

Lajmet e Fundit