3.1 C
Prizren
E diel, 5 Janar, 2025

Komuna e Dragashit dhe KEDS-i pajtohen për bashkëfinancimin e projektit me vlerë mbi 770 mijë euro

Komuna e Dragashit ka njoftuar se ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me KEDS-in për financimin e projektit që parasheh përmirësime në rrjetin elektro-energjetik.

“Në ambientet e selisë qendrore të KEDS-it, është nënshkruar Memorandumi për Bashkëfinancimin e projektit me titull: ‘Rrjeti i TM 10(20) kV dhe TU 04 kV – Restelicë (Globoqicë/Krushevë/Restelicë) si dhe rrjeti TM 10(20) kV dhe TU 04 kV – Brod’”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini dhe Alpin Dogan nga KEDS.

“Kryetari Xheladini, që nga fillimi i mandatit të tij, ka zhvilluar disa takime me strukturat e KEDS-it për realizimin e këtij projekti. Informatën për dakordimin e KEDS-it për nënshkrimin e Memorandumit e kemi pranuar nga deputetja e Parlamentit të Kosovës, Duda Balje, e cila kishte zhvilluar takime të shumta me strukturat udhëheqëse të KEDS-it dhe ZRRE-së”, thuhet në njoftim.

Aty sqarohet se vlera totale e projektit është 772,040.87€, nga të cilat 55% e vlerës do të mbulohet nga KEDS-i dhe 45% e vlerës do të sigurohet nga buxheti komunal për komunitetin joshumicë përkatësisht pozicioni “bashkëfinancim me donatorë”.

“Procedurat e tenderimit për këtë projekt do të zhvillohen nga KEDS, ndërsa Komuna e Dragashit do të caktojë një organ mbikëqyrës. Implementimi i projektit pritet të fillojë sapo të krijohen kushtet e volitshme të motit dhe do të përfundojë brenda 18 muajve nga data e nënshkrimit të kontratës”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Pas nënshkrimit të memorandumit, sipas njoftimit, kryetari Xheladini ka kërkuar nga strukturat e larta të KEDS-it që të ndërmarrin masa urgjente për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike dhe rritjen e tensionit të rrymës, duke theksuar nevojën për investime në rrjetin e tensionit të ulët dhe në stacionet transformuese (trafostacione).

“Gjithashtu, ai shprehu pakënaqësinë për faktin që energjia e prodhuar nga hidrocentralet lokale nuk përdoret për nevojat e Komunës së Dragashit. Përgjigjja e KEDS-it ishte se aktualisht nuk ka mundësi teknike për realizimin e kësaj kërkese, derisa të vihet në funksion rrjeti 110 kV në Mejdan të Shajnes”, përfundon njoftimi i Komunës së Dragashit.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Wendell Green Jr i bashkohet Bashkimit

KB Bashkimi ka nënshkruar me organizatorin amerikan Wendell Green Jr, një lojtar me përvojë dhe statistika të shkëlqyera. Green Jr vjen pas një sezoni të...

Kushtetuta dhe vendimet gjyqësore u njohin të drejtën në dy pensione, shteti i detyron të heqin dorë

Tash e sa vite të drejtat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës po shkelen, duke u mohuar atyre të drejtën për të marrë...

Lajmet e Fundit