Mallkim nëne

Fatmir MEHMETI

(1998)

Dridhuni, lugetër të dreqit,
çirruni, ju, o qafëthyer,
gojëzdralë e të përlyer,
do t`ju nëmë toka në mbetshi!

Mos thyej dyer, o kusar,
derr i nkequr,
hije e përdrequr,
bimesë e larë me shtarë!

Mos i vrit gugashët,
o t`vraftë Zoti
e të humbtë moti
me të gjitha rraqet!

Mos i shemb kalatë,
o të piftë kolera
e t`u mbylltë dera
e mbetsh pa takat!

O i shemët, i pavesh,
Kosovën, nënë e kemi
me emrin Dardani,
ik na u hiq qafe,
mos e skuq dheun e zi!

Më Shumë

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Lajmet e Fundit