31.6 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Tri ndeshje sot në hendboll, Rahoveci pritet të fitojë pa telashe

Sot zhvillohen tri ndeshjet e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Deri në fund të stinorit të rregullt kanë mbetur edhe tri xhiro dhe shumë prej gjërave tashmë janë vendosur. E hapur mbetet gara për pozitën e dytë e po ashtu për të shmangur pozitën e parafundit. Ndeshjet e fundjavës mund të kenë ndikim në renditjen përfundimtare.

Lideri i klasifikimit, Rahoveci, nuk pritet të ketë telashe për të fituar dy pikët e reja. Luan nga ora 19:00 me Trepçën në Mitrovicë. “Vreshtarët” fundjavën e kaluar u ndalën në barazim nga Kastrioti, pas 24 fitoreve rresht. Rahoveci në plejof starton nga pozita e parë. I ka 49 pikë. Trepça është e shtata me 12 pikë, ndërsa synon që të përfundojë e gjashta dhe të shmang plejautin.

Kastrioti synon të vazhdojë momentin e mirë në ndeshjen ndaj Prishtinës, që po ashtu zhvillohet nga ora 19:00. Kastrioti është i dyti me 39 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 25.

Në Podujevë prej orës 19:00 takohen Vushtrria e Llapi. Vushtrria është e pesta me 16 pikë, ndërsa Llapi i gjashti me 13.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është xhiroja e 13-të. Të shtunën është takimi Istogu – Drenica (19:00), ndërsa të dielën janë takimet Vëllaznimi – Deçani dhe Drita – Prizreni (Kamenicë).

Te juniorët është xhiroja e dytë. Në Grupin A, të dielën ndeshjet luhen në Ferizaj: Kastrioti – Llapi (10:00), Vushtrria – Ulpiana (12:00), Trepça – Prishtina (14:00). Në grupin B, të hënën është ndeshja Istogu – Vëllaznimi (19:30, Banjë), ndërsa të martën përballen Besa Famgas e Deçani (17:00, Pejë).

Të shtunën e të dielën vazhdon gara në Ligën e pioniereve. Ndeshjet luhen në Obiliq, Ferizaj e Gjakovë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kristel Krasniqi rrëmben “Fluturën e Argjendtë” në festivalin për fëmijë në Prizren

Në një atmosferë festive dhe plot emocion, u mbajt me sukses edicioni i 21-të i Festivalit për Fëmijë “Fluturat” në Prizren, në kuadër të...

Rikthehet kënga ikonë `Lidhja Shqiptare e Prizrenit`

Radiotelevizioni i Kosovës, në bashkëpunim me këngëtaren Shpresa Berisha, po rikthen një nga këngët emblemë të viteve të ’70-ta, "Lidhja Shqiptare e Prizrenit", të...

Lajmet e Fundit