Ndalet një person në Vërmicë me 21 sfera plumbi, kishte plan t’i dërgonte në Spanjë

Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se vetura ishte duke u drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovarë.

Derisa, sferat metalike te plumbit, i dyshuari i kishte marrë për t’i dërguar për vlerësim në një fabrikë në Spanjë për biznes.

Tutje, në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar.

“SPK. Vërmicë 30.05.2025 – 01:55.  Është raportuar se zyrtarët policorë, në bashkëpunim me oficerët doganorë, në veturën me targa të huaja e cila kishte hyrë nga Shqipëria në Kosovë, të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, kanë gjete dhe konfiskuar 21 sfera metalike të plumbit të cilat i dyshuari i kishte marr për t’i dërguar për vlerësim në një fabrikë në Spanjë për biznes. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, i dyshuari është liruar”, njofton PK.

Më Shumë

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore, hapet rruga për nisjen e projektit madhor

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara. Një hap i...

Lajmet e Fundit