-2 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Vazhdon rehabilitimi i ujësjellësit në Zhur, aplikohen reduktime të përkohshme të ujit në disa lagje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” njofton se në fshatin Zhur të Prizrenit po vazhdojnë punimet për përfundimin e projektit të rehabilitimit të plotë të ujësjellësit, të realizuara nga operatori ekonomik. Për shkak të rritjes së konsumit në ditët e fundit dhe furnizimit të pjesshëm nga rrjeti ekzistues, në disa lagje po paraqiten probleme në furnizimin me ujë, raporton PrizrenPress.

Menaxhmenti i kompanisë zhvilloi sot një vizitë në Zhur, ku dëgjoi shqetësimet e banorëve lidhur me situatën.

“Duke marrë parasysh rritjen e konsumit në ditët e fundit, por edhe faktin se furnizimi ende është duke vazhduar (pjesërisht) edhe nga rrjeti ekzistues, po paraqiten probleme të furnizimit në disa lagje të fshatit”, thekson në njoftim KRU Hidroregjioni Jugor”.

Menaxhmenti po ashtu shprehet se KRU do të marrë të gjitha masat e mundshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.

Sipas kompanisë, për të garantuar furnizim sa më të drejtë dhe të qëndrueshëm, do të aplikohen reduktime të përkohshme të ujit në këto lagje: “Omaj”, “Ademaj” dhe “Kurtaj”, nga ora 19:00 deri në ora 11:00./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Liria ndahet me Bislimin dhe Elshanin

Liria e Prizrenit ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e bashkëpunimit me futbollistët Gentrit Bislimi dhe Egzon Elshani, duke i falënderuar për kontributin e dhënë gjatë...

Kuvendi Komunal i Prizrenit thërret mbledhjen e parë të rregullt më 16 janar

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka ftuar anëtarët e Kuvendit në mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2026, e...

Lajmet e Fundit