22.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Ismet Kryeziu letër të hapur për liderët politikë

Të nderuar kryetarë të partive politike që jeni pjesë e Kuvendit të Kosovës,

Prej javësh, e muajsh, jemi dëshmitarë të një realiteti të pajustifikueshëm kushtetues dhe demokratik: Kosova është një shtet në pauzë. Institucionet janë bllokuar, Kuvendi nuk po funksionon, dhe qytetarët janë lënë pa zë. Kjo është pasojë direkte e veprimeve – apo më saktë, mosveprimeve – nga ju që jeni të zgjedhur dhe pretendoni të udhëhiqni vendin. Ne ju kemi votuar për përfaqësim dhe përgjegjësi, jo për defunksionalizim të republikës dhe për shkaktim të krizave politike e institucionale.

Takimi i paralajmëruar për sot duhet të shihet si një hap i vonuar dhe i pamjaftueshëm për të dalë nga bllokada. Në vend të veprimeve simbolike apo fajësimeve të ndërsjella, të gjithë ju – liderët politikë – secili sipas peshës dhe përgjegjësisë politike që mbani, keni detyrimin të angazhoheni në një proces real dhe efektiv për zgjidhje.

Prandaj, si qytetar, ju bëj thirrje të gjithë liderëve politikë që të ndërmerrni një iniciativë serioze për ndërtimin e një konsensusi politik, për një kandidat të pranueshëm për të gjitha subjektet parlamentare. Të sigurohen 61 votat e domosdoshme për konstituimin e Kuvendit dhe të hapet rruga për formimin e qeverisë dhe funksionalizimin e institucioneve.

Ky nuk është nder që po i bëni vendit – është detyrë e juaja kushtetuese, një kërkesë demokratike dhe nevojë urgjente politike.

Çdo vonesë rrezikon: miratimin e ligjeve jetike për ekonominë dhe mirëqenien sociale; ndarjen e përgjegjësive në menaxhimin e krizave dhe reformave të nevojshme; përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet me aleatët tanë.

Moskonstituimi i Kuvendit është sabotim i Republikës. Mungesa e vullnetit për zgjidhje dhe konsensus politik është abuzim me votën dhe besimin qytetar.

Koha është për zgjidhje, kompromis dhe përgjegjësi politike – jo për barrikadim ndaj njëri-tjetrit.

?

Ismet Kryeziu
Prishtinë, qershor 2025
Qytetar i Republikës së Kosovës

Marketing

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Fuat Ostrozubi – Gjuhëtari nga Prizreni që lartësoi gjuhën shqipe në Kongresin e Drejtshkrimit

Fuat Ostrozubi u lind në vitin 1932 në Prizren, në një familje arsimdashëse dhe liridashëse. Qysh foshnjë mbeti jetim dhe u rrit nga nëna...

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Ujë i pastër dhe i freskët! Me aparatet e ujit Bruno, në çdo gotë do të ndjesh qetësinë e ujit të freskët! Ujë i ftohtë apo...

Lajmet e Fundit