Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, zhvilloi një takim falënderues me ligjëruesit amerikan Matthew Gleason, English Language Fellow dhe Lee Sailor, English Teaching Assistant, për të shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre të çmuar gjatë vitit akademik 2024/2025.
Gleason dhe Sailor ishin të angazhuar në Fakultetin e Filologjisë – Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze, ku dhanë ndihmesë të rëndësishme në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies së gjuhës angleze. Rektori Alishani i falënderoi ata për punën e palodhshme me studentët dhe stafin akademik si dhe për organizimin e aktiviteteve të shumta akademike që kanë pasuruar jetën universitare.
Gjithashtu, një falënderim i veçantë iu shpreh Prof. Ass. Dr. Dorine Rakaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme gjatë realizimit të këtij programi dhe për kontributin në forcimin e lidhjeve akademike ndërmjet institucioneve.
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren shpreh mirënjohje të thellë për Ambasadën Amerikane në Prishtinë, për mbështetjen e vazhdueshme dhe për mundësimin e sjelljes së ligjëruesve amerikanë, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rritjen e cilësisë së arsimit, ndërkombëtarizimin e universitetit dhe pasurimin e përvojës studentore.
Nga ana e tyre, ligjëruesit Gleason dhe Sailor shprehën kënaqësinë për përvojën e tyre në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren dhe vlerësuan mikpritjen, bashkëpunimin dhe angazhimin e stafit dhe studentëve gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.
Marketing
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren