Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë shpërthimit të sëmundjes “Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”. Përmes njoftimit bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në një fermë në fshatin Landovicë të Komunës së Prizrenit.
“Menjëherë janë aktivizuar ekipet e inspektorëve të mjekësisë veterinare. Të cilët kanë vendosur masën e kufizimit të lëvizjes në fermën e dyshuar. Nga e cila janë marrë mostrat për testim. Sot në mëngjes Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar prezencën e sëmundjes në fermën e dyshuar. Mostrat e testuara në fermat përreth kanë rezultuar negativ”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.
Sipas AUV-it, bazuar në rezultat të analizave laboratorike fshati Landovicë është shpallur vatër e infektuar, në perimetër prej 3 km nga ferma e prekur.
“Kjo zonë është vendosur në masë karantine, ndalim të lëvizjes se çdo kafshe, transport apo qarkullim të produkteve dhe nënprodukteve të kafshëve”, theksohet në njoftim.
Ndërkaq, fermat përreth thuhet se janë vendosur nën masën e dyshimit për hulumtim epidemiologjik, hulumtimin e burimit të infektimit dhe kontakteve të mundshme me fermën e infektuar.
“Janë vendosur në zbatim masat e biosigurisë ne ferma, si dhe dezinfektimi i fermave dhe zonave përreth sipas protokolleve veterinare”, bëhet e ditur në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të enjten (3 korrik), bazuar në Ligjin për Veterinarinë, ka nxjerr vendim për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes “Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”, vendim ky që duhet të zbatohet në gjithë territorin e Kosovës.
“Masat e përgjithshme: a) Ndalimi i lëvizjes së deleve dhe dhive nga fermat, tregtimin në tregjet e dhe shitblerjen; b) Fermerët obligonë qe menjëherë të njoftojnë veterinarin rast të ndryshimit të gjendjes shëndetësore të deleve dhe dhive në fermat e tyre, c) Praktikat veterinare janë të obliguar njoftojnë secilin rast të dyshuar me PPR tek autoriteti zyrtar AUV, d) Kryerjen e inspektime të menjëhershme të fermave të dyshuara, marrja e mostrave dhe dërgim në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë; e) Groposja e kafshëve në fermat të cilat rezultojnë të infektuara me PPR; f) Komunat obligohen të përcaktojnë lokacionet për asgjësim të kafshëve të infektuar g) Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth e fermave dhe zonave përreth rasteve të shpërthimit të sëmundjes; II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja deleve dhe dhive nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë pranimin e deleve dhe dhive në hapësirat e tyre. IV. Obligohen të gjitha Komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave. V. Masat hynë në fuqi sot datë 03.07.2025”, thuhet në njoftim.
Çfarë është sëmundja PPR
Sëmundja Peste des Petits Ruminants (PPR), e njohur si Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë. Ajo karakterizohet nga simptoma të rënda si: temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda dhe sytë, diarre, pneumoni dhe kollitje e fortë.
PPR shkakton dëme të konsiderueshme në shëndetin e kafshëve, rrit nivelin e ngordhshmërisë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë blegtorale.
Kjo sëmundje nuk është zoonotike, që do të thotë se nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu. /PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren