Vëllai denoncon vëllain për kanosje me armë në Rahovec – ndërhyn policia, gjenden armë, ndalohet i dyshuari

Një përplasje mes vëllezërve në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit ka degjeneruar në një incident serioz me kanosje me armë zjarri.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se një burrë është paraqitur në polici më datë 09 korrik 2025, duke deklaruar se më 04 korrik, gjatë një vizite në oborrin e vëllait të tij, ishte kanosur nga vëllai tjetër, i cili kishte ekspozuar armën nga çanta, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri.

Pas denoncimit, është autorizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, përfshirë një pistoletë me municion aktiv dhe një pushkë gjuetie.

Armatimi ishte në pronësi të të dyshuarit dhe i mbajtur me leje, por përdorimi i armës në kontekst kanosës ka bërë që Prokuroria të urdhërojë ndalimin e tij për 48 orë, si dhe të iniciohet rasti penal për veprën “Kanosje”.

Më Shumë

Ditë e Xhuma me bereqet, dhurohet një automjet për nevojat e KBI-së në Prizren

Këshilli i Bashkësis Islame ka njoftuar se afaristi prizrenas Armend Perolli ka dhuruar një automjet të tipit "Opel Vivaro" për nevojat e Këshillit të...

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit