10.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Dështon edhe përpjekja e 45-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë

As përpjekja e 45 nuk solli ndryshim kur bëhet fjalë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Vetëm 49 deputetë i kanë dhënë votë ‘për’ Komisionit për Votim të Fshehtë, vota këto të pamjaftueshme që të zhbllokohet procesi. Seanca u ndërpre, e deputetët do t’i kthehen sallës plenare sërish pas 48 orësh, të dielën e 13 korrikut në ora 11:00.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Me një minutë heshtje në kujtim të masakrës së Srebrenicës ka nisur përpjekja e 45 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës këtë të premte. “Me 11 korrik të vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnjës janë masakruar dhe janë vrarë mbi 8 mijë boshnjakë. Kjo masakër, ky gjenocid përkujtohet në gjithë botën demokratike, zyrtarisht përkujtohet edhe në Republikën tonë”, tha kryesuesi i seancës Avni Dehari, derisa ftoi deputetët për 1 minutë heshtje. Pas përkujtimit për viktimat e Srebrenicës, ai vazhdoi me seancën, duke i ftuar partitë politike për të dhënë propozimet e tyre për Komisionin për Votim të Fshehtë, përmes së cilit synohet zgjedhja e kryeparlamentarit.

Abelard Tahiri i PDK-së tha se është hera e 45-të që kryesuesi po shkelë Kushtetutën. “Kjo është e papranueshme”, tha ai derisa iu ndal fjala nga kryesuesi Dehari. Pas tij në foltore doli edhe deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni. “Unë propozoj që ju të ktheheni në rendin e ditës e ta respektoni Gjykatën Kushtetuese, kthehuni në procedurë”, dhe njëjtë me kërkesë të kryesuesit fjala iu ndërpre edhe atij.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Edhe Time Kadrijaj nuk pati mundësi të fliste shumë. “Po e shohim që ka një bllokadë të qëllimshme”, kaq ishte fjala e deputetes së AAK-së që u dëgjua nga foltorja, meqë me kërkesë të kryesuesit edhe asaj iu ndërpre fjala. Kur radha i erdhi votimit, për komisionin që ka ardhur si propozim i kryesuesit, vetëm 49 vota ishin për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Seanca u ndërpre, e deputetët do t’i kthehen sallës plenare sërish pas 48 orësh, të dielën e 13 korrikut në ora 11:00.

Marketing

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Ankohet Ismet Munishi: “Istogu ish shndërru në Kandahar, kurrë s’kam pa diçka të tillë”

Gjatë ditës së sotme, Liria e Ismet Munishit ishte mysafire e Istogut në Ligën e Parë. Ndeshja u luajt në kuadër të xhiros së 26-të...

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për forcimin e ushtrisë dhe ruajtjen e palëkundur të raporteve me...

Lajmet e Fundit