Golden Eagle Ylli zyrtarizon përforcimin e ri për sezonin 2025/26 dhe 2026/27. Sulmuesi i njohur Lis Shoshi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën suharekase duke u bërë pjesë e ekipit që po përgatitet për sfida të reja, përfshirë edhe festën e 50-vjetorit të klubit.
Në komunikatën e klubit, theksohet se Shoshi është një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin kosovar, dhe zgjedhja e tij për të qenë pjesë e Golden Eagle Yllit është një dëshmi e rëndësisë së këtij projekti ambicioz.
“Lis Shoshi, i shumëkërkuari nga klubet në Kosovë, e di se ku është më së miri – në shtëpinë e kampionëve! Lisi do të jetë për dy vite pjesë e Golden Eagle Yllit. Në vitin jubilar – 50 vjet Golden Eagle Ylli – bashkohemi më të fortë se kurrë!”, thuhet në njoftimin e klubit./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren