17.6 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Ambasadori i ri i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, viziton Qendrën Historike të Prizrenit

Sot në Prizren, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore pati kënaqësinë të mirëpresë Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, në një takim të ngrohtë e frytdhënës që nisi nga zemra e qytetit – Shatërvani.

Drejtori i QRTK-Prizren, Samir Hoxha, e shoqëroi Ambasadorin McGurk në një vizitë në disa prej aseteve të trashëgimisë kulturore që aktualisht janë duke u restauruar në Qendrën Historike të Prizrenit, projekte këto që po realizohen nga Ministria e Kulturës përmes QRTK-së, raporton PrizrenPress.

“E njoftova Ambasadorin për projektet që janë duke u realizuar, për ato që janë në zhvillim, si dhe për planet e së ardhmes që me shumë mund e dashuri për qytetin po i çojmë përpara. Ishte kënaqësi të ndaja me të përkushtimin tonë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Prizrenit”, u shpreh drejtori Hoxha.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ambasadori McGurk shprehu vlerësim për punën që po bëhet në terren dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e trashëgimisë së përbashkët.

“Është frymëzuese të shohësh nga afër përkushtimin e profesionistëve që punojnë për ruajtjen e kësaj trashëgimie unike. OSBE-ja është e përkushtuar që të mbështesë përpjekjet për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore që e bëjnë Prizrenin një thesar të çmuar në rajon”  tha Ambasadori McGurk gjatë vizitës.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë për të ruajtur dhe avancuar trashëgiminë kulturore të qytetit të Prizrenit./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

Sulmuesi Vigan Badalli rinovon me Prizrenin

FC Prizreni ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin prizrenas Vigan Badalli, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin e...

Investim 800 mijë euro në Dragash për stabilizimin e furnizimit me energji

Në Komunën e Dragashit kanë nisur punimet për një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore që synon përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në...

Lajmet e Fundit