16.9 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Aksioni anti-kontrabandë në Vërmicë, arrestohen oficeri doganor dhe transportuesi i mallrave

Një oficer doganor dhe një transportues mallrash janë arrestuar sot në Vërmicë, në një aksion Anti-kontrabandë.

Të dy janë ndaluar për 48 orë.

Doganieri dyshohet për vepren penale “Keqpërdorim i detyrës zytare” derisa i dyshuari tjetër për veprat penale “Kontrabandim i mallrave” dhe “Shmangie nga pagesa e detyrimeve doganore”.

Gjatë këtij operacioni është identifikuar dhe parandaluar një tentim kontrabande me mallra të dyshuara si të falsifikuara – konkretisht mbathje sportive me marka të mbrojtura.

“Pas zbulimit të këtij rasti, janë njoftuar Hetuesit e Doganës së Kosovës të cilët, në koordinim me Prokurorinë kompetente, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme. Nga veprimet hetimore janë siguruar prova të mjaftueshme që vërtetojnë se zyrtari doganor, gjatë ushtrimit të detyrës, ka dështuar të përmbushë obligimet ligjore, duke mundësuar hyrjen e këtyre mallrave në territorin e Kosovës pa kontroll dhe duke shmangur pagesën e detyrimeve doganore”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj të plotë për forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e tregut të brendshëm dhe integritetin e institucionit, duke ndjekur penalisht të gjitha rastet e abuzimit me detyrë dhe veprimtaritë e paligjshme që dëmtojnë ekonominë e vendit./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Bashkimi shkruan histori: Debuton në kualifikimet e FIBA Europe Cup

Për herë të parë në histori, Klubi Basketbollistik Bashkimi do të marrë pjesë në kualifikimet e FIBA Europe Cup, duke shënuar një moment historik...

Lis Shoshi firmos kontratë dyvjeçare me Yllin

Golden Eagle Ylli zyrtarizon përforcimin e ri për sezonin 2025/26 dhe 2026/27. Sulmuesi i njohur Lis Shoshi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën suharekase...

Lajmet e Fundit