20.4 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025

Lypësarët po e dëmtojnë imazhin e qytetit të Prizrenit

Prizreni, i njohur për mikpritjen, trashëgiminë kulturore dhe bukuritë historike, po përballet me një shqetësim të vazhdueshëm që, sipas komunitetit afarist, po e zbeh imazhin e qytetit: praninë e shtuar të lypësarëve në hapësirat publike dhe turistike.

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka ngritur shqetësimin lidhur me këtë fenomen në emër të anëtarëve të komunitetit të biznesit lokal.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ai ka theksuar se prania në rritje e lypsarëve në zonat më të frekuentuara, si ‘Shatërvani’, ‘Bazhdarhaneja’ dhe semaforët e qytetit, po ndikon negativisht në përvojën e turistëve dhe qytetarëve.

“Lypësarët po humbin vlerën e qytetit të Prizrenit. Ky realitet shqetësues po dëmton jo vetëm imazhin e qytetit, por edhe rendin publik dhe mirëqenien sociale”, tha Tejeci.

Zona e ‘Shatërvanit’, e cila qëndron në zemër të qytetit dhe është një nga pikat më të frekuentuara nga turistët, ka qenë veçanërisht e prekur. Me kafene, restorante dhe pamje të bukura pranë Lumit Lumbardh, kjo zonë konsiderohet si simbol i jetës urbane dhe kulturore të Prizrenit.

“Lëvizja e organizuar e lypsarëve në të njëjtat zona në mënyrë të vazhdueshme po e dëmton rendin publik dhe po krijon probleme serioze sociale”.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Tejeci  ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet komunale dhe ato të rendit. Sipas Tejecit, afaristët janë të gatshëm të bashkëpunojnë me autoritetet për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe humane.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë kontributin tonë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Presim nga institucionet masa konkrete dhe ligjore për ta trajtuar këtë fenomen në rritje,” përfundoi ai.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Ky reagim vjen në një kohë kur turizmi në Prizren po përjeton një rritje të ndjeshme, veçanërisht gjatë sezonit veror, duke e bërë domosdoshmëri mbrojtjen e imazhit dhe rendit në hapësirat publike./PrizrenPress.com/

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

27 vjet nga masakra e Rahovecit

Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë e u plagosën. Në Teqenë...

27 vjet nga Epopeja e Korrikut 1998 në Rahovec: Nderime për dëshmorët dhe martirët e lirisë

Sot, në kuadër të shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998”, u zhvilluan një mori aktivitetesh në Rahovec për të nderuar dëshmorët dhe martirët e...

Lajmet e Fundit