Ali Dula zyrtarizohet kandidat i VV-së për kryetar të Rahovecit

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Ali Dulës për kryetar të Komunës së Rahovecit.

Njoftimi është bërë gjatë një takimi të mbajtur sot me Grupin Punues të Qendrës së VV-së në këtë komunë, ku morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, sekretari i VV-së, Vlora Dumoshi Rama, si dhe drejtues të strukturës në pika të ndryshme të komunës.

“Në Rahovec do të fitojmë sepse komuna duhet t’u kthehet qytetarëve përmes bashkëqeverisjes. Ky është modeli i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i kandidatit tonë për kryetar, Ali Dulës”, thuhet në njoftimin e partisë, raporton PrizrenPress.

Sipas VV-së, me qeverisjen aktuale në nivel qendror dhe me Ali Dulën në krye të komunës, pritet një bashkëpunim efektiv që do të sjellë investime, progres dhe zhvillim në këtë komunë të Anadrinisë.

Në njoftim, VV i bën thirrje qytetarëve të përfshihen në këtë proces politik, duke u bërë pjesë aktive e ndryshimit.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Rahovecit, nga Anadrinia deri në Zatriq, nga Krusha e Madhe deri në qytet, që të bëhen pjesë e këtij ndryshimi të shumëpritur dhe të domosdoshëm”, thuhet më tej në deklaratë.

Lëvizja përmbyll njoftimin me një mesazh mobilizues: “Nga 12 tetori Rahoveci do të qeveriset nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me kryetar Ali Dulën. Na priftë e mbara!”/PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit