-1.1 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Eda Vllaco, pianistja prizrenase fituese e “Nouvelles Étoiles” në Paris, përgatitet për recital në Romë më 16 gusht

Pianistja e njohur prizrenase, Eda Vllaco — emër i dalluar në muzikën klasike dhe fituese e shumë çmimeve në gara ndërkombëtare — ka triumfuar së fundmi në konkursin ndërkombëtar “Nouvelles Étoiles” në Paris, duke fituar një nga çmimet kryesore të këtij eventi prestigjioz, raporton PrizrenPress.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka mirëpritur sot Edën dhe e ka përgëzuar publikisht për suksesin e saj, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së artistëve që përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare. Ai gjithashtu i ka uruar suksese në recitalin që pianistja do të mbajë më 16 gusht në Romë, ku do të interpretojë vepra nga kompozitorë shqiptarë dhe botërorë.

“E përgëzova Edën për suksesin e fundit në konkursin ‘Nouvelles Étoiles’ në Paris dhe i urova suksese në recitalin që ajo do ta mbajë më 16 gusht në Romë, ku do të interpretojë vepra nga kompozitorë shqiptarë e botërorë. Mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e talentëve që po e përfaqësojnë vendin në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Totaj./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

“Emrin tënd e përjetësova”, Kastriot Tusha sot sjell këngën për Komandant Drinin

Një ngjarje e veçantë muzikore dhe historike do të shënohet këtë të enjte në Prizren, me premierën e këngës kushtuar legjendës së luftës dhe...

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit furnizon Njësinë e Dializës me 45 karrige moderne

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka realizuar një investim të ri në kuadër të përmirësimit të kushteve për pacientët, duke furnizuar Njësinë e Dializës...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit