Malisheva ndahet me trajnerin Bekim Isufi dhe shtabin e tij teknik

FC Malisheva ka zyrtarizuar sot ndërprerjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bekim Isufi dhe anëtarët tjerë të shtabit teknik: trajnerin kondicional Arsim Tershani, trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli dhe video-analistin Shkumbin Gërguri. Vendimi është marrë me marrëveshje të dyanshme ndërmjet palëve, raporton PrizrenPress.

Klubi ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e Isufit, i cili gjatë një viti me skuadrën ka ndihmuar në arritjen e objektivave historike, përfshirë sigurimin e pjesëmarrjes në garat e UEFA Conference League.

“Klubi ynë shpreh mirënjohje të thellë për punën dhe përkushtimin e Kryetrajnerit Isufi, i cili gjatë një viti me FC Malisheva kontribuoi ndjeshëm në sukseset e klubit”, thuhet në komunikatën e klubit.

Gjithashtu, falënderime janë shprehur edhe për anëtarët e tjerë të stafit për përkushtimin dhe profesionalizmin gjatë periudhës së qëndrimit në klub.

“Dyert e FC Malisheva do të mbeten gjithmonë të hapura për bashkëpunim të ardhshëm”, përfundon njoftimi.

Klubi ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të emërojë trajnerin e ri dhe do të kompletojë shtabin teknik në prag të sezonit të ri./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit