Policia e Kosovës ka ndërhyrë me sukses në dy raste të ndara të përdorimit të armëve gjatë gazmendeve familjare në rajonin e Prizrenit, duke ndaluar dy persona dhe sekuestruar armë zjarri, përfshirë një pistoletë me gaz dhe një pushkë automatike AK-47.
Rastet janë evidentuar më datë 25 korrik 2025 në fshatin Bukosh të komunës së Suharekës dhe më 26 korrik 2025 në fshatin Korishë kë komunës së Prizrenit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës – Drejtoria Rajonale në Prizren, njësitet policore kanë reaguar menjëherë pas pranimit të informatave për përdorim të armëve në ambiente familjare.
“Në të dy rastet, njësitet policore kanë reaguar menjëherë, duke intervenuar në vendngjarje, identifikuar lokacionet dhe personat e dyshuar”, thuhet në komunikatë, raporton PrizrenPress.
Në rastin e Bukoshit, është sekuestruar një pistoletë me gaz me municion, ndërsa në rastin e Korishës, është dorëzuar dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47, me karikator dhe fishekë, si dhe janë gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes.
Të dy të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës, dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë.
Policia konfirmon se ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për veprat përkatëse, përfshirë shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.
Në fund të njoftimit, Policia e Kosovës apelon për kujdes dhe vetëdijesim të qytetarëve.
“Policia e Kosovës apelon qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa apo ambiente familjare, duke respektuar ligjin dhe duke kontribuar në sigurinë e përgjithshme”, thekson PK-ka.
Kjo ndërhyrje vjen në kuadër të fushatës vetëdijesuese “Festo me zemër, jo me armë”, e cila ka për qëllim parandalimin e incidenteve me armë gjatë festave dhe ruajtjen e sigurisë publike./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/