17.2 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025

U raportua se u sulmua, deputeti Adem Hoxha reagon me një postim, ankohet që goranët s’kanë rrymë qe tri ditë

Më herët u raportua se deputeti goran Adem Hoxha ishte sulmuar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Zlipotok të Dragashit derisa ishte bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, janë sulmuar fizikisht dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Por, nga vetë deputeti Hoxha nuk pati reagim për këto raportime.

Ai në faqen e partisë së tij “Jedinstvena Goranska Partija” ka ndarë një shqetësim tjetër. Ai është ankuar për një problem me rrymë që, sipas tij, po përballen banorët e Gorës në komunën e Dragashit.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hoxha tha se qe tri ditë ata nuk kanë rrymë derisa kjo po ia vështirëson edhe kryerjen e aktiviteteve normale të ditës.

“Për të tretën ditë radhazi, banorët e Gorës po përballen me një ndërprerje të plotë të energjisë elektrike. Kjo situatë është përshkallëzuar në një krizë të rëndë humanitare që kërcënon kushtet themelore të jetesës — familjet janë pa ujë të ngrohtë, komunikim, dritë dhe qasje në shërbimet thelbësore”.

Hoxha tha se pavarësisht apeleve të shumta drejtuar të gjitha institucioneve kompetente në nivel lokal dhe qendror, deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje konkrete apo ndërhyrje efektive.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Ai i ka bërë apel edhe BE-së për reagim urgjent dhe mbështetje për qytetarët e Gorës.

“Qytetarët janë lënë vetëm për t’u përballur me kushte që janë të papranueshme në shekullin e 21-të. Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Gorës, u bëj thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse, partnerëve ndërkombëtarë dhe përfaqësuesve diplomatikë që të reagojnë urgjentisht dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi. I bëjmë një apel të veçantë Bashkimit Evropian, si garantues i vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut, që të përdorë ndikimin e tij dhe të mbështesë qytetarët e Gorës në arritjen e kushteve themelore të jetesës. Një furnizim i qëndrueshëm me energji elektrike nuk është luks, por një e drejtë themelore njerëzore. Gora nuk kërkon privilegje — kërkon dinjitet, përgjegjësi dhe përgjigje në kohë”, shkroi ai.

Marketing

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Grapelandi bën lëvizjen kryesore vendore, vazhdon me kapitenin

Klubi i sapo inkuadruar në Superligën e Kosovës – Grapeland Rahoveci duket se ka arritur të sigurojë një nga emrat më të rëndësishëm të...

DokuFest-i është një motor i zhvillimit kulturor dhe ekonomik në vend, sipas Kurtit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përshëndeti hapjen zyrtare të edicionit të 24-t të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, duke e...

Lajmet e Fundit