27.3 C
Prizren
E hënë, 11 Gusht, 2025

Tri ditë me diell, muzikë dhe energji të vërtetë – Përmbyllet “Agrofesta” në Krushë të Madhe

Me tri ditë të mbushura me diell, muzikë, aromë të tokës dhe ngjyra të prodhimeve bujqësore, Agrofesta në Krushë të Madhe përmbylli edicionin e saj me shumë sukses, duke sjellë energjinë e vërtetë të motos së festivalit “Ditë të Gëzueme”.

Fermerët e Rahovecit, protagonistët kryesorë të këtij festivali, ekspozuan me krenari produktet e tyre cilësore, duke u bërë fytyra dhe forca e bujqësisë lokale. Kjo ngjarje përforcoi lidhjen e komunitetit me traditat dhe zhvillimin rural të rajonit, raporton PrizrenPress.

Festivali u organizua nën patronatin e Komunës së Rahovecit dhe me mbështetjen e kryetarit Smajl Latifi, i cili që nga fillimi mbështeti fuqishëm këtë iniciativë. Mirënjohje të veçantë u shpreh për sponsorët, vullnetarët e OJQ “HardhFest” në krye me Agron I. Sokoli, si dhe për të gjithë ata që kontribuan për realizimin e një feste kaq të bukur dhe të plotë.

Sipas programit, çdo aktivitet u zhvillua me sukses, duke krijuar kujtime të bukura dhe frymëzim për vitet e ardhshme.

Agrofesta konfirmoi vlerat e bujqësisë dhe mikpritjes në Krushë të Madhe dhe Rahovec, duke rikujtuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe punës së përbashkët për zhvillimin e komunitetit rural./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Ekrem Kastrati rikandidon për kryetar të Malishevës

Kryetari aktual i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar zyrtarisht se do të rikandidojë për një mandat të dytë në krye të komunës...

Vrasja me thikë në Prizren: I riu u ther në gjoks

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në lagjen Tusuz në Prizren, ku një i ri është therur me thikë në pjesën e gjoksit dhe...

Lajmet e Fundit