Gjermania mbështet inovacionin dhe zhvillimin e ITP-së në Prizren

Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren po shndërrohet në një qendër rajonale të inovacionit falë bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Ky kompleks, i zhvilluar në ish-kampin e KFOR-it, punëson rreth 430 persona dhe strehon 60 ndërmarrje aktive, si dhe mbi 2.000 studentë të regjistruar në universitetin brenda parkut.

Sekretari Shtetëror Parlamentar në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Johann Saathoff, tha se bashkëpunimi i dy vendeve ka treguar se çfarë është e mundur përmes politikave të zhvillimit, dhe se synimi është ta zhvillojnë më tej ITP-në si një qendër dinamike rajonale të inovacionit.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Këto iniciativa janë të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve lokale dhe përgatitjen e rinisë për tregun e punës. ITP Prizren është një shembull i qartë i bashkëpunimit konkret mes Kosovës dhe Gjermanisë,” tha Saathoff.

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Lajmet e Fundit