18.1 C
Prizren
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Prizreni siguron hyrje falas për tifozët ndaj Trepçës

Prizreni ka njoftuar se hyrja për tifozët në ndeshjen e radhës ndaj Trepçës do të jetë falas. Ky gjest është mundësuar nga njëri prej sponsorëve të klubit, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim, duke mbuluar shpenzimet e biletave për këtë përballje, raporton PrizrenPress.

Ndeshja zhvillohet të shtunën, më 23 gusht 2025, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, me fillim nga ora 16:30, në kuadër të javës së dytë të Ligës së Parë të Kosovës.

“Klubi ynë FC Prizreni njofton me kënaqësi se falë njërit prej sponsorëve tanë, i cili ka dëshiruar të mbetet anonim, shpenzimet e biletave për ndeshjen e radhës FC Prizreni – KF Trepça, do të mbulohen plotësisht nga ai. Kjo do të thotë që hyrja për të gjithë tifozët do të jetë FALAS në këtë sfidë historike të Ligës së Parë”, thuhet në komunikatën e klubit.

Nga FC Prizreni u bë thirrje për përkrahje sa më të madhe në këtë sfidë: “Ftojmë të gjithë qytetarët dhe sportdashësit prizrenas të mbushin shkallët e stadiumit dhe ta përkrahin ekipin tonë në këtë ndeshje të madhe”./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Banorët e disa fshatrave të Prizrenit protestojnë pas një jave pa energji elektrike

Banorët e fshatrave Grazhdanik, Kobaj dhe një pjese të Nashecit në komunën e Prizrenit kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për mungesën e energjisë elektrike,...

Premtoi ndërmjetësim për prona dhe mori para – Prokuroria në Prizren jep detaje nga arrestimi i zyrtarit të Agjencisë Pyjore

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje rreth arrestimit të zyrtarit të Agjencisë Pyjore të Kosovës, I.O., i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës...

Lajmet e Fundit